“Është e pandehur nga SPAK prej 2 javësh”- Belinda Balluku shmang Komisionin, deputeti Këlliçi: Të shtyhet seanca! Ministrja të vijë dhe relatojë për pr.buxhetin

Nov 12, 2025 | 13:28

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka kërkuar shtyrjen e seancës në Komisionin për Infrastrukturën, për shkak të mungesës së ministres Belinda Balluku, e cila duhet të ishte e pranishme për prezantimin e projekbuxhetit 2026.

belind kellici

“Ministrja prej 2 javësh është me statusin e të pandehurit me një akuzë zyrtare nga SPAK”, u shpreh ai.

Deputeti demokrat theksoi se Belinda Balluku nuk mund t’i japë të drejtë zv.ministres për ta përfaqësuar në Komision, duke kërkuar nga mazhoranca që të zbatojnë rregulloren.

Diskutimi:

Belind Këlliçi: Ministrja prej 2 javësh është me statusin e të pandehurit me një akuzë zyrtare nga SPAK. Sa kohë kemi të bëjmë me një situatë vetë rregullorja nuk na jep alternativë në rast të mungesës së ministrit. E vetmja alternativë që kemi është të riskedulojmë në një moment tjetër orarin dhe ditën kur ministrja të vijë dhe të relatojë për pr. buxhetin.

Nuk i jepet e drejta zv.ministres për të përfaqësuar rolin e titullarit për prezantimin e pr. buxhetit. Zbatoni rregulloren dhe do të keni normalitetin.

Klotida Bushka: Në mungesë, bëhet nga zv.ministrat. Unë do i bëj thirrje kolegëve deputetë të vijojmë seancën për dëgjimin e pr.buxhetit.

© Panorama.al

Te lidhura