Eriona Kakeli: Lidhja ime me Salsano Rrapin ngjan me një telenovelë

Apr 16, 2011 | 14:51

Nuk kanë bërë martesë me celebrim, por jetojnë në një çati. Aktorët Eriona Kakeli dhe Salsano Rrapi kanë vendosur ta jetojnë kështu lidhjen e tyre të dashurisë mbi pesëvjeçare, pra një “martesë” pa letra. Ndërsa tregohen të dy të rezervuar në media për jetën private, një përgjigje se si po vazhdon lidhja e saj me aktorin dhe tashmë moderatorin e “Portokallisë”, Salsano Rrapi, e ka dhënë në programin e së dielës “E Diell”. Pyetjes se si do ta komentonte historinë e dashurisë me Salsanon, ajo i është përgjigjur se po jetojnë në një çati dhe ndërkohë që lidhja e tyre vazhdon, i ngjason një telenovele të vërtetë dhe që do të vazhdojë të jetë e tillë”. Ndërsa vetë Salsano ka pohuar në një intervistë për “Panoramën”, se nuk kanë ndonjë plan të organizojnë ceremoni martese në jetë, por në skenë i ka ndodhur ta provojë një herë atë ndjesi në një shfaqje teatrale. Edhe pse kanë të dy të njëjtin profesion, jeta e tyre profesionale është krejtësisht e kundërt. Eriona, me një eksperiencë të shkuar në televizion, tashmë i është përkushtuar teatrit, ndërsa Salsano i është përkushtuar më së shumti televizionit. Bashkë në teatër u takuan dy vite më parë në teatrin “Skampa” dhe luajtën në komedinë tragjike “Kolonel Zogu”, ku Eriona ishte e vetmja aktore femër. Dy aktorët kanë nisur të bashkëjetojnë që para dy vitesh, ndërsa e kanë komentuar gjithmonë lidhjen e tyre si një lidhje të konsoliduar.

© Panorama.al

Te lidhura