Ergysi dhe Klodi, një përballje ndryshe nesër te “E Diell” me Olti Currin

Apr 16, 2011 | 15:14

Ata do të jenë të ftuarit e parë të një rubrike të re, që nis nesër në programin e së dielës në “Top Channel”, me një rubrikë të re të titulluar “Dielloskopi”. Rubrika do të prezantohet nga Olti Curri, opinististi i “Big Brother” në Klubin e Fansave, emisioni i të dielave, drejtuar nga Eno Popi. Dy ish-banorët e “Big Brother 4”, Ergysi dhe Klodi, nuk janë zgjedhur pa qëllim të jenë bashkë edhe për një lloj afeksioni dhe miqësie speciale që ata krijuan brenda shtëpisë. Ata do të jenë protagonistët e zgjedhur për puntatën e parë të rubrikës “Dielloskopi”. Një astrologe dhe një numerolog do të zbërthejnë karakteret e personazheve të “Big Brother 4”, që do të jenë çdo të diel në programin e “E Diell” në “Top Channel”.

© Panorama.al

Te lidhura