Erandi i “Portokalli”, Erjoni i “BB” dhe Dr Flori kapen mat me femra në pub

Apr 23, 2011 | 11:35

Aty është vendi ku gjithkush kërkon të zbavitet pa fund dhe këtij oazi qejfi nuk i shpëtojnë as personazhet e njohur të ekraneve tona, të cilët pasi mbarojnë angazhimet e tyre, e mbajnë frymën në pub.
Erand Sojli, djali i talentuar i “Portokalli”, aktori i shumë personazheve aty dhe në kinematografi, është njëri nga “viktimat” e paparacit tonë fundjavën që kaloi.  Ai është parë në pub afër një vajze brune, ndërkohë që duket qartë edhe nga fotoja se ia ka kaluar shumë mirë.
Me prezencë femërore rrotull ka qenë edhe Doktor Flori, njëri nga djemtë e grupit “West Side Family”. Megjithëse në jetë bën këngëtarin, ai edhe tek karaoke “Magic 4” ka vijuar të mos e lëshojë mikrofonin, duke kënduar këngët e grupit të tij dhe të kolegëve të tjerë. Dhe shpërblimi ka ardhur menjëherë, një fanse e ka përqafuar në mes të skenës.
Po Erjon Zeqiraj çfarë bën mes gjithë këtyre femrave në pub? A është e hijshme të zbavitet kaq shumë, ndërkohë që ka të dashurën të izoluar? Në fakt, po bëjmë shaka, pasi Erjoni është një djalë shumë simpatik dhe falë “Big Brother” fansat femra nuk i mungojnë,  madje i afrohen, edhe kur e ka Bertinën në krah.

© Panorama.al

Te lidhura