Energjia, Haxhinasto fton investitorët: Garanci

Apr 29, 2011 | 11:31

TIRANE- “Shqiperia do te jete së shpejti pjesë e unionit të transportuesve energjitik të rajonit”. Keshtu eshte shprehur sot zëvendëskryeministri Edmond Haxhinasto, njeheresh ministri i Jashtem, gjate fjales se tij ne forumin ndërkombëtar për energjinë.

Duke garantuar mbeshtetjen e qeverise dhe lehtesirat e shumta te krijuara prej saj ne fushen e biznesit, zëvendëskryeministri Haxhinasto ka ftuar investitorët e huaj të investojnë në sektorin e energjisë.

“Qeveria do të angazhohet për një përmirësim të klimës së biznesit në fushën e politikave fiskale për të vazhduar investimet në sektorin energjitik i cili është një sektor me potenciale të mëdha për Shqipërinë” tha ai.

Sipas numrit dy te qeverise, në Shqipëri do të ndërtohen 20 projekte në sektorin energjitik duke e bërë këtë sektor një nga më të rëndësishmit në vend.

© Panorama.al

Te lidhura