EMRI+FOTO/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona, viktima me dy identitete, hetimet e para

Jul 15, 2026 | 15:18

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një të riu shqiptar.

ervin lita

Viktima është identifikuar si 28-vjeçari Ervin Lita (foto), i cili ka humbur jetën pasi u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në qytetin e Leicesterit, në Britaninë e Madhe.

Policia e Leicestershire identifikon si Ervin Lita, i njohur edhe me emrin Ervin Axhami.

Sipas autoriteteve, shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 06:58 të mëngjesit të së dielës, pasi ekipet e ambulancave së East Midlands gjetën të riun të plagosur rëndë në Compton Road. Por 28-vjeçari u shpall i vdekur në vendngjarje.

angli vrasja

Në kuadër të hetimeve, policia arrestoi dy persona, të moshave 36 dhe 27 vjeç, të tjerët për përfshirje në vrasje, informon BBC.

Më pas, ata u liruan me kusht, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve vijojnë.

Oficerët kanë ngritur një portal për incidentet e mëdha, në të cilin çdo dëshmitar ose kushdo me kamera sigurie ose kamera në makinë mund të ndajë informacion.

Detektivi Kevin Hames tha:

“Hetimi ynë mbetet ende në vazhdim. Ne kemi një ekip të përkushtuar që po përparon me një numër hetimesh ndërsa vazhdojmë të përcaktojmë rrethanat e plota të asaj që ka ndodhur.”

“Kjo përfshin analizën e kamerave të sigurisë, ekzaminimin mjeko-ligjor dhe bisedën me dëshmitarët.

“Vazhdoj t’i kërkoj kujtdo që ka ndonjë informacion, i cili ende nuk ka folur me ne, të na kontaktojë sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk është tepër vonë, prandaj flisni me ne.”

© Panorama.al

Te lidhura