Një plagosje me thikë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, në Tiranë. I plagosur ka mbetur shtetasi Dritan Aga.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se ngjarja ka ndodhur në zonën e Ali Demit, pranë minibashkisë. Aga sapo ka hedhur disa mbeturina është konfliktuar verbalisht me një tjetër person, i cili në debat e sipër e plagosur me thikë.
Aga ka marrë një plagë të lehtë dhe nuk ka probleme për jetën. Policia, në një njoftim zyrtar, bën me dije se i dëmtuar me grushte ka mbetur edhe një 61-vjeçar. Autori i dyshuar, E.J, 32 vjeçar është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Në rrugën “Hodo Beg”, gjatë një konflikti dyshohet për motive të dobëta, është dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. A., rreth 41 vjeç si dhe me grushte shtetasi J. G., rreth 61 vjeç.
Autori i dyshuar i rastit është shtetasi E. J., rreth 32 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
© Panorama.al











