EMRI/ Humb jetën në lule të rinisë 22-vjeçari nga Elbasani, i riu u përfshi në aksident rrugor 3 ditë më parë

Oct 28, 2025 | 10:17

Elbasan- Humb jetën tri ditë pas aksidentit 22-vjeçari nga Elbasani.

klaus veliaj elbasan

Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është Klaus Veliaj, 22 vjeç nga Elbasani.

Gazetari Fatmir Popja raporton se ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar në fshatin Letan, në njësinë administrative Bradashesh, ku motomjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet bujqësor.

Për pasojë, mbetën të plagosur edhe drejtuesi i mjetit bujqësor dhe një person tjetër, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, i riu Veliaj, që punonte në sektorin privat në një njësi shërbimi në qytetin e Elbasanit , pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 22-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë tri ditë pas aksidentit tragjik.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura