EMRAT/ Zgjedhjet e pjesshme, kush janë kandidatët për kryetar në 5 bashki të vendit, opozita mbështet të pavarurit! Një surprizë në Mat

Oct 25, 2025 | 12:30

Kur na ndajnë edhe pak javë nga zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 5 bashki të vendit kandidatët kanë depozituar dokumentet për të hyrë në garën elektorale.

kqz zgjedhjet e 11 majit

Partia Socialiste ka dalë me emrat zyrtarë të saj, ndërsa Partia Demokratike ka shprehur se do të mbështesë kandidatët e pavarur.

Konkretisht në Vlorë, kandidati i pavarur që do të mbështetet nga PD është Dionis Sota.

Ndërsa Partia Socialiste ka propozuar Brunilda Mersinin, e cila u zgjodh edhe deputetë, por e la mandatin.

Në Berat, opozita do të mbështesë kandidatin e pavarur Pavlo Shkarpa, ndërsa PS ka propozuar kandidatin Ervin Ceca.

Partia Socialiste ka propozuar në Cërik, kandidatin Florenc Doka, ndërsa i pavaruri Amarildo Hoxha do të marrë edhe mbështetjen e opozitës.

Po në këtë bashki do të kandidojë nën logon e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet” edhe Eligert Hima.

Në bashkinë e Matit, PS ka propozuar kandidatin Altin Bojni, ndërsa kryetarja e Gruas së PS, Suzana Pasha shpalli kandidaturën si e pavarur.

PD në Mat do të mbështesë kandidaturën e Eduart Brahilikës, edhe ky si i pavarur.

Në Tepelenë, PS ka propozuar kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma.

Në bashkinë e Tiranës, PS ka propozuar Ogerta Manastirliun, ndërsa opozita do te mbeshtese Florian Binajn, por zgjedhjet ne kryeqytet jane pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.

© Panorama.al

Te lidhura