EMRAT/ Morën peng një person që ndodhej në “arrest shtëpie”, shoqërohet në polici vëllai i deputetit Bledion Nallbati dhe dy të tjerë

Oct 31, 2025 | 20:06

Policia e Devollit ka shoqëruar në komisariat tre persona, të identifikuar si Alti Nallbati, (vëllai i deputetit Bledion Nallbati), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku, lidhur me një pengmarrje.

policia

Burime bëjnë me dije se të shoqëruarit dyshohet se kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu në fshatin Vishocicë, i cili ndodhej në masë arresti shtëpie.

Mësohet se pengu është keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej autorëve.

Ndërkohë policia e Devollit vijon kontrollet dhe hetimet për mbledhjen e provave dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura