Emigranti: Edi Rama shikoje veten si je transformuar, je kthyer në një autokrat! Duam dorëheqje

Jun 20, 2026 | 19:51

Një emigrant nga Londra, që po proteston sot në shesh me mijëra të tjerë kundër Edi Ramës, iu drejtua kryeministrit duke i thënë se erdhi nga Parisi si një model që do të bënte ndryshim, por sot është kthyer në autokrat.

Edi Rama ne vijmë nga Britania. Ti erdhe nga Parisi. Ti e kishte zgjidhje, unë e kam zgjedhje.

Ti erdhe këtu me shpresë, si model i një njeriu tolerant që do të sillte ndryshim.

Shikoje se si je transformuar, në një njeri autokrat dhe autoritar.”, tha ai duke i bërë thirrje që të japë dorëheqjen.

© Panorama.al

Te lidhura