Elbasani, Laze: Bylisi, premio që ne të mundim Besën

Apr 6, 2011 | 12:29

Elbasani i Lazes kthehet në një sekser. Thuhet kështu, pasi verdhebluve u është ofruar një premio nga Bylisi, nëse arrin të ndalë Besën. Këtë lajm e konfirmon vetë presidenti Arben Laze. “Mund të them se ekipi i Bylisit na ka ofruar një superpremio për të ndalur skuadrën e Besës. Ne i kemi mundësitë të ndalim çdo kundërshtar, sidomos në fushën tonë, dhe këtë gjë do ta bëjmë ndaj kavajasve. Ekipi do të jetë i motivuar nga kjo anë, pasi dihet që premiot e karikojnë së tepërmi një ekip që ka dalë jashtë objektivave të veta. Ne si klub kemi plane për të ardhmen. Fillimisht mund të them se do të afrojmë ata lojtarë që janë elbasanas, por që luajnë ndërkohë në skuadra të tjera të kampionatit tonë. Ky është një projekt, i cili besoj se do ta ndihmojë skuadrën të rikthehet në nivele të larta”, ka pohuar presidenti i Elbasanit.

© Panorama.al

Te lidhura