Elbasan: Sherr mes të rinjve, qëllohet me armë në bulevard

Oct 4, 2011 | 11:51

ELBASAN – Të shtëna armësh në një prej bulevardeve të qytetit të Elbasanit. Banorët dhe kalimtarët e lagjes “28 Nëntori” janë mbërthyer nga paniku nga plumbat e qëlluar. Policia zyrtarisht deklaron se ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme. “Menjëherë me të marrë këtë njoftim, Policia e Elbasanit shkoi në vendngjarje, ku pas punës së kryer, u konstatua se nga të shtënat e armës nuk kishte të dëmtuar”. Brenda një harku kohor të shkurtër u bë i mundur identifikimi i personit, si dhe shpallja në kërkim të personit që posedonte armë pa leje, por për arsye hetimi, identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Dëshmitarë të rastit deklarojnë se të shtënat nga arma e tipit pistoletë janë dëgjuar pas zënies së shkaktuar në këtë bulevard nga dy djem, njëri prej të cilëve ka qëlluar drejt tjetrit, por pa lënduar shënjestrën apo kalimtarë të rastit.                     m.s

© Panorama.al

Te lidhura