Delegacioni i Venecias dhe ODIHR takojnë Ramën

Oct 24, 2011 | 16:40

UPDATE- Delegacioni i Komisionit të Venecias, ekspertet e pavarur ligjor të Këshillit të Evropës dhe ekspertë nga zyra e OSBE/ODIHR kanë biseduar me kreun e opozitës, Edi Rama për rreth 60 minuta, ndërsa nuk është zbuluar asnjë detaj lidhur me diskutimet.

I pyetur nga gazetarët menjëherë pas takimit, Sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert tha se nesër i gjithë grupi faktmbledhës do të dalë në një konferencë për shtyp, ku do të jepen detaje lidhur me vizitën e tyre dy ditore.

Gjithashtu edhe nga selia rozë nuk ka asnjë reagim deri në këto momente.

Në qender të takimeve, sikundër edhe të vizitës së tyre në Tiranë është diskutimi për reformën zgjedhore.

Takimi me Haxhinaston

Pas takimit, Haxhinasto ka deklaruar se reforma zgjedhore do të kryhet nën bashkëpunimin e ngushtë me ekspertizën e Komisionit Europian dhe ODIHR.
“Ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që Shqipëria do të jetë model i bashkëpunimit në të ardhmen”, tha Haxhinasto gjatë prononcimit për mediat.

Sipas Haxhinastos, pika e referencës për nisjes e punës mes partive politike janë rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 8 majit.

Nderkohe sekretari i Komisionit të Venecias Thomas Markert ka theksuar se delegacioni ndodhet në Shqipëri për të parë se çfarë përmirësimesh duhet të bëhen në reformën zgjedhore për të shmangur krizat politike në të ardhmen.

“Detyra jonë është të bëjmë rekomandime për të ardhmen dhe jot ë japin këshilla për të kaluarën” ka theksuar Markert.

Axhenda

Ata do te qendrojne sot dhe neser, ndersa do te kene takime me Kryeministrin, Kryetaren e Parlamentit, Ministrin e Punëve të Jashtme, përfaqësues të partive politike, autoritete të tjera kombëtare dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të pranishme në Shqipëri

Në nje njoftim te Komisionit te Venecias thuhet se , pas zgjedhjeve lokale dhe në veçanti pas sfidave të hasura në lidhje me zgjedhjet e fundit për kreun e Bashkisë së Tiranës, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjørn Jagland  ka kërkuar më 24 gusht 2011 nga Komisioni i Venecias një opinion lidhur me ndryshimet që duhet të bëhen në lëgjislacionin zgjedhor në Shqipëri nën dritën e përvojës së marrë në zgjedhjet e fundit.

Delagacioni i Komisionit të Venecias përbëhet nga;

Z. Pieter Van DIJK – Anëtar, Holandë

Z. Oliver Kask – Anëtar, Estoni

Z. Konrad Olszewski – Ekspert, Poloni

Z. Thomas Markert – Drejtor, Sekretar i Komisionit të Venecias

Z. Pierre Garrone – Shef i Divizionit per zgjedhjet dhe referendumet, Sekretariati i Komisionit të Venecias

Ndërsa nga OSBE / ODIHR:

Z. Armin Rabitsch – Këshilltar i Lartë i Zgjedhjeve,

Z. Richard Lappin – Këshilltar i Zgjedhjeve,

Ms. Marianna Skopa – Ekspert Ligjor

Pas kësaj vizite, një mendim projekt (i përgatitur bashkërisht nga raportuesit e Komisionit të Venecias dhe ekspertët e OSBE / ODIHR) do të finalizohet dhe të dorëzohet në Komisionin e Venecias për miratimi të mundshëm në seancën plenare të dhjetorit 2011 në praninë edhe të Sekretarit të Përgjithshëm.

© Panorama.al

Te lidhura