Egjipt, emri i Mubarakut do të “zhduket”

Apr 22, 2011 | 9:08

Emri i ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, dhe bashkëshortes së tij do të hiqen nga të gjitha vendet publike, qofshin institucione, sheshe, apo rrugë. Shumë institucione, shkolla e Biblioteka në të gjithë Egjiptin mbajnë ende emrat e tyre. Hosni Mubarak, 82-vjeç tashmë ndodhet nën arrest, në një spital në Sharm el Sheikh. Ai do të merret në pyetje lidhur me dyshimet për korrupsion dhe për akuzat për përdorim force ndaj qytetarëve gjatë protestave.

© Panorama.al

Te lidhura