Ish-Presidenti Bamir Topi, teksa ka folur për zgjedhjet e 11 majit, është shprehur se Partia Socialistë ka pësuar një dobësim të madh si forcë politike.

Topi tha se “morali i tyre ka ikur në fund të këmbëve”, duke e cilësuar këtë si një fakt të qartë për ato që kanë ndodhur dhe po ndodhin me politikanë të PS.
Ai theksoi sërish se moralisht PS ka rënë, por sistemi i mbron, duke nënkuptuar se politikanët mund të kenë përdorur mundësitë për të shmangur përgjegjësinë ligjore.
Bamir Topi: Nuk dua të bëj parashikime, nuk është e ndershme nga ana ime të bëj projeksione në kohën kur të tjerët janë në betejë elektorale. Por në këndvështrimin tim, dihen raportet relative midis PS dhe PD.
Dobësimi më i madh i së majtës është dobësimi moral. Morali i tyre ka ikur në fund të këmbëve. Morali i tyre lidhet më të gjitha këto që po ndodhin. Nuk flas më perceptimin, pro më atë që është kthyer në një aktakuzë juridike për të. Moralisht kanë rënë, por sistemi i mbron.
© Panorama.al











