“E kemi rregull të mos bëjmë zhurmë në rrugë”- Blendi Gonxhja zbulon si organizohet fushata e PS në Tiranë: Nuk duhet të ketë organizime elektorale të nivelit publik pa…

Apr 23, 2025 | 21:36

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili është kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, ka zbuluar sesi e kanë organizuar fushatën në kryeqytet, duke zbuluar se kanë vënë rregull që të mos bëjnë zhurmë në rrugë me postera me imazhet apo mesazhet e secilit kandidat.

gonxhja

Gonxhja tha se “jemi kundër kësaj kakofonie që mund të bëhej një problem shqetësues për të përçuar mesazhin.”

Gjithashtu zbuloi se ka një koordinim me drejtuesin politik të njësisë administratave ku është caktuar nuk duhet të ketë organizime elektorale të nivelit publik, të mëdha, pa e kordinuar me atë njësi”

Ne kemi vënë një rregull brenda PS që ne nuk do të bëjmë zhurmë në rrugë, si të themi një kaos me dizajn grafik me fytyra dhe mesazhe të secilit. Jemi kundër kësaj kakofonie që mund të bëhej një problem shqetësues për të përçuar mesazhin.

Në Kombinat, rregullat e përcaktuara mes nesh është që ka një koordinim me drejtuesin politik të njësisë administratave ku është caktuar nuk duhet të ketë organizime elektorale të nivelit publik, të mëdha, pa e koordinuar me atë njësi. Nuk mundet të ndalohet asnjë kandidat i listës të takojë njerëz, por nuk është korrekte të përdorim strukturat e kryenjësive për t’i bërë mish-mash.

Për çdo gjë që lidhet me votat jashtë njerëz jashtë strukturave me elektorate të reja, jemi të lirë të takojmë, por jo duke bërë takime publike në një njësi tjetër, pa u koordinuar me drejtuesin politik të asaj njësie. Kjo që të mos funksionojmë si individ, por si formacion politik”, tha ai.

Ministri foli edhe për procesin e rindërtimit në zonën e Kombinatit, ku tha se 85% e procesit ka përfunduar.

“Te ne ka një problematikë që është duke u përmbyllur. Bëhet fjalë për rindërtimit. 85% e procesit është mbyllur. Janë numra që flasin për një sukses shumë të madh. Ne jemi i vetmi vend që e kemi zgjidhur me shtëpi falas për të gjithë banorët. Edhe për fazën që kanë pritur janë ndihmuar me bonus për qiratë dhe kjo na bën krenar. Është vlerë reflektimi që duhet ta bëjmë të vetëm sepse në skenën politike shqiptare mungon një normalitet dhe na duket ndonjëherë sikur flasim me veten. Ne nuk kemi një opozitë normale. Opozita jonë nuk është objektive, as racionale dhe lidhet me ta”, tha Gonxhja.

© Panorama.al

Te lidhura