Dy të vdekur e 2 të plagosur në aksident

Oct 11, 2011 | 11:59

FUSHE-KRUJE- Dy persona të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur rëndë, është bilanci i një aksidenti të rëndë që ndodhi dje rreth orës 01:30. Pamja e kufizuar, ngushtimi i autostradës në mënyrë të menjëhershme dhe mungesa e sinjalistikës, dyshohet se janë bërë shkak i ngjarjes së rëndë në afërsi të Thumanës. Policia tha se një benz ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një banesë    njëkatëshe, por fatmirësisht, e pabanuar. Për pasojë, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasit Armando Dervishi, 23 vjeç dhe Enver Veseli, 30 vjeç, nga Tirana, ndërsa janë plagosur dy pasagjerët e tjerë. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur nxjerrjen e trupave. Të plagosurit u dërguan në Spitalin Ushtarak në Tiranë nga ku mësohet se gjendja e tyre është mjaft e rëndë.                                      r.n

© Panorama.al

Te lidhura