DURRES- Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar opoziten si pergjegjese per bllokimin e reformave dhe per pasoje marrjen e statusit si vend kandidat ne BE.
Deklarata eshte bere paraditen e sotme, gjatë një takimi në Durrës me forumin rinor të Partisë Demokratie, ku Berisha kujtoi mosangazhimin e opozites ne kete proces shume te rendesishem per vendin.
Berisha deklaroi se opozita bllokoi votimin e ligjeve që kërkonin 3/5 e votave të cilat ndikuan drejtpërdrejt në bllokimin e procesit e integrimit.
Ai i vleresoi te drejta kritikat e Brukselit për klasën politike shqiptare dhe theksoi se mazhoranca do të angazhohet për zbatimin dhe realizmin e reformave para zgjedhjeve të 2013-s.
© Panorama.al











