Dumani: Zgjatjen e mandatit të Prokurorëve të Posaçëm nuk e kërkoj për interesin personal, nëse mendoni se lidhet me mua, atëherë nuk kandidoj!

Oct 27, 2025 | 17:57

Kreu i prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, iu përgjigj edhe pyetjeve që lidheshin me mandatin e tij si prokuror i posaçëm dhe kërkesat ndaj parlamentit për zgjatjen e këtij mandati.

dumaniii

Ai shpjegoi se kërkesat nuk lidheshin me atë, por me institucionin dhe nëse sipas tij politika mendonte se po e bënte për vete, atëherë ai nuk do kandidonte.

“Për një gjë të jeni i sigurtë, unë do vazhdoj të jem prokuror i Republikës së Shqipërisë, edhe pas mbarimit të mandatit 9-vjeçare. I kam kërkuar disa herë Parlamentit që të shikojë mundësinë e rishikimit të mandatit të Prokurorëve të Posaçëm dhe jo në pak raste është aluduar se e bëj këtë për interesim tim personal. Dhe për këtë arsye, e ritheksoj edhe një herë se nëse politika ka këtë mendim se dhe mendimin se zgjatja e mandatit lidhet me personin tim, atëherë unë nuk kandidoj”, u shpreh Dumani në përgjigjen që i dha pyetjes paraprake të deputetes Jorida Tabaku.

Më herët ai ishte shprehur se në fund të mandatit si kreu i SPAK as ishte dorëzuar dhe as do dorëzohej në misionin si prokuror dhe do vijonte ta kryente detyrën njëlloj si më parë.

“…Jo, s’ka të bëjë fare, nuk dorëzohem, nuk jam njeri që dorëzohem, i bëj ball sfidave, unë do vazhdoj të jem prokuror i Republikës së Shqipërisë dhe të shërbej derisa të na japë Zoti jetë”, tha Dumani.

© Panorama.al

Te lidhura