Drogë nga Shqipëria në Itali, arrestohet skafisti

Apr 5, 2011 | 15:22

LECE- Policia italiane ka sekuestruar një sasi droge prej 300 kilogramësh, e llojit marijuanë dhe ka vene ne pranga skafistin shqiptar. Lajmi behet i ditur nga mediat italiane, te cilat i referohen te dhenave te policise se Leces, e cila realizoi edhe operacionin.

Sipas policise, droga kishte mbërritur në brigjet e Italisë me motoskaf nga Shqipëria. Emri i skafistit nuk behet i ditur, nderkohe qe policia eshte duke hetuar per te zbuluar te tjere persona bashkepunetore ne kete trafik.

© Panorama.al

Te lidhura