TIRANE- Shtyhet per te dyten here seanca per leximin e pretences per 29 te pandehurit e Dosjes Gerdeci.
Ne salle kane munguar avokatet mbrojtes, duke e bere te pamundur zhvillimin e saj. Nga ana e tyre Prokurorët e cështjes e kanë quajtur mungesën e avokatëve në seancat e pretences si të qëllimshme.
Pritej që gjatë seancës së sotme Prokurorët Genci Qano, Petrit Bica, Altin Dumani dhe Marjeta Zaimi të vijonin leximin e dosjes voluminoze prej 500 faqesh.
Seanca e meparshme u shty per shkak te mungeses se avokateve dhe te pandehurve. Vetëm 15 minuta pas vijimit të leximit të dosjes me pretencat e 29 të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit seanca gjyqësore u ndërpre për të vijuar diten e sotme.
Dosja është mjaft voluminoze, rreth 500 faqe, ku sipas prokurorëve do të duhen edhe të paktën dy seanca të tjera për të përfunduar leximin e saj.
Gjykimi i shumëpërfolur ndaj të akuzuarve si përgjegjës për “tragjedinë e Gërdecit”, i nisur në korrik të vitit 2009, në Gjykatën e Tiranës, eshte tashme në fazën përfundimtare.
Ne nisjen e leximit te pretences, prokuroria deklaroi te pandehurit si pergjegejs per tragjedine që shkakoi 26 viktima, 300 të plagosur dhe shkatërroi qindra banesa.
Treshja gjyqësore që shqyrtoi këtë dosje, pas afro 180 seancash, ia ka lënë tashme fjalen prokurorise për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.
Gjatë leximit të pretencës në seancën e djeshme prokuroria tha se janë shkelur të gjitha rregullat e sigurimit teknik, të cilat më pas kanë çuar në tragjedinë e rëndë.
Prokurori, deklaroi se Ylli Pinari, drejtor i MEICO-s, Mihal Delijorgji, pronar i kompanise Albademil, Dritan Minxholli dhe Sokol Ngjeci, drejtues të fabrikes së demontimit, akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese, në bashkepunim, duke shkaktuar vdekjen e 26 personave.
Pretenca ishte caktuar te jepej ne datën 3 tetor, por per shkak te dosjes shume voluminoze dhe numrit të madh të të pandehurve në të, u kërkua një shtyrje dy javore e këtij afati.
© Panorama.al











