“Dosja e Skerdilajd Konomit dhe dokumentet e vjedhura në Prokurori”- Çfarë u gjet në makinën e prokurorit Arian Ndoja

Nov 5, 2019 | 16:18
SHPËRNDAJE

Në bagazhin e makinës ku ndodhej prokurori i Durrësit, Arian Ndoja, së bashku me një person me precedent kriminal, janë gjetur disa thasë me dokumente.

Sipas “Top Channel”, ndër këto dokumentet është gjetur edhe dosja e vjedhur nga kasaforta e Prokurorisë së Durrësit disa kohë më pare, si edhe dosja e gjykatësit të vrarë disa vite me pare, Skerdilajd Konomi!

atentati

Ndërsa citon burime brenda Policisë së Shtetit, “Top Channel” shkruan se pista kryesore e hetimit është pikërisht një konflikt për tokat e pretenduara nga familja e viktimës, ku disa kohë më parë është bërë një transaksion i dyshimtë në hipotekën e Durrësit në favor të një organizate kriminale, çka ka çuar edhe në konfliktin mes prokurorit dhe drejtuesit të ri të hipotekës që kishte rënë në gjurmët e këtij transaksioni!

Në maj të vitit 2018 në Prokurorinë e Durrësit ndodhi një grabitje e dokumentave nga persona të paidentifikuar të cilët kishin arritur të dëmtonin edhe serverin. Në atë kohë u dha se asnjë dokument nuk kishte humbur sepse ishte i dubluar.

Dokumentat e tjera të gjetura lidhen me ish gjyqtarin Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua me një bombë në vitin 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë. Një nga pistat kryesore të vrasjes së Konomit, mbetet çështja e pronave që paraardhësit e 33-vjeçarit zotëronin në Hamallaj të Durrësit./ Top Channel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura