Do të garojë për presidente të Francës? Drejtuesja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde hedh poshtë zërat: Nuk do të jem kandidate

Jul 10, 2026 | 10:26

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të kandidojë për presidencën e Francës, duke mohuar skenarët që janë zhvilluar ditët e fundit pas deklaratave të saj rreth përfshirjes së saj të mundshme në politikën franceze në të ardhmen.

christine lagarde

Në një intervistë, Lagarde theksoi se nuk është kandidate për asgjë, por theksoi se do të vazhdojë të mbrojë vlerat evropiane dhe perspektivën evropiane të Francës.

 “Unë nuk jam kandidate për asgjë, por jam thellësisht e interesuar në mbrojtjen e Evropës dhe ruajtjen e kuadrit brenda të cilit veprojnë shtetet anëtare, përfshirë Francën.”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse kishte ndërmend ta mbështeste këtë qëndrim përmes një fushate zgjedhore apo duke qëndruar në BQE, ajo u përgjigj se do ta bënte këtë “në çfarëdo kapaciteti që të rezultonte më efektiv”.

Deklaratat e saj vijnë pas komenteve të javës së kaluar, kur ajo e kishte lënë të hapur mundësinë e largimit të hershëm nga BQE-ja në mënyrë që të merrte pjesë në debatin publik mbi të ardhmen politike të Francës.

© Panorama.al

Te lidhura