“Do ta pres kokën, do të q* robt”/ Vrasja e 17-vjeçarit Fabio Hila, zbardhen bisedat mes tij dhe autorit rreth 9 vite pas krimit! Si viktima kërcënoi bashkëmoshatarin pas sherrit për një vajzë

Jun 18, 2025 | 10:48

Një krim i rëndë tronditi Pogradecin rreth 9 vite më parë, ku Fabian Muçollari (në atë kohë 17-vjeç) vrau me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij, Fabio Hila brenda një lokali.

fabian mucollari Fabio hila biseda

Panorama.al ka siguruar bisedat mes Fabio Hilës (viktima) dhe Fabian Muçollari (autori) të shkëmbyera mes tyre para krimit, ngjarje e ndodhur më 14 Shtator 2016.

“Mollë sherri” është bërë një vajzë, me të cilën Fabio Hila dëshironte të lidhej dhe dyshonte Fabian Muçollari kishte ndërhyrë mes tyre.

“Degjova sikur i ke then megit mao u lidh me fabion e ver8 esht”, i dërgoi ai mesazh autorit krimit, ndërsa ky i fundit e mohon.

“Ore as sme plas kri te ndryh ti bej car tduahs un shoqe e kam as nk ka shans te kem mendje tjtr qe te te prish pun ty edhe tkem mendje per tu lidh me at”, iu përgjigj në Facebook, Fabian Muçollari.

LEXONI EDHE: EMRI/ Iu gjetën armë, drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, arresohet 27-vjeçari i rrezikshëm! Kush është i riu, i dënuar për vrasje

 

Por, 17-vjeçari ka nisur ta kërcënojë bashkëmoshatarin duke i thënë që “Do ta pres kokën, do të q* robt”, duke i kërkuar edhe takim.

Bisedat mes tyre kanë vazhduar me sharje, ofendime e kërcënime deri në momentin e takimit në lokalin ku ndodhi edhe vrasja e Fabio Hilës nga Fabian Muçollari.

Ky i fundit raportohet se ka dalë nga burgu në qershor të vitit 2024, ndërsa u arrestua ditën e sotme (18 Qershor) nga uniformat blu pasi iu gjetën armë e drogë.

LEXONI EDHE: “Fabion e vrava s’e bënte si epror, më preku në sedër”- Ekzekutoi bashkëmoshatarin, kush është 27-vjeçari i arrestuar nga policia! “Mollë sherri” një vajzë, dinamika e krimit

 

1

2

3

4

5

6

7

8

9

© Panorama.al

Te lidhura