“Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”- Reagimi i Tomorr Alizotit pas humbjes së PD në zgjedhje: Jam bërë vegjetarian!

May 14, 2025 | 20:39

Drejtuesi politik i PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizoti, foli sot për mediat para se të hynte në selinë e PD për të marrë pjesë në mbledhjen e drejtuesve politikë të thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha.

tomor alizoti

Alizooti u pyet lidhur me deklaratën e tij të famshme që ai bëri gjatë fushatës.

“Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”, ishte deklarata e Alizotit në fushatë.

“Po tani pas humbjes së PD çfarë do të bëni, a do i hani të gjallë socialistët?”, u pyet sot ai  nga gazetarët.

“Jam bërë vegjetarian”, u përgjigj Alizoti shkurt.

© Panorama.al

Te lidhura