Dive edhe pas vdekjes. Deshira e fundit e para se te nderronte jete e Liz Tejlorit, ndare nga jeta pak dite me pare u plotesua deri ne nje. Ceremonia nisi me vonese, pasi limuzina me trupin e pajete te saj mberriti 15 minuta me vone se orari i percaktuar per nisjen e funeralit. “Dua te mberrij me vonese ne funeralin tim”- ka qene deshira e saj, shprehur ne shtratin e vdekjes, teksa ndahej nga jeta. Nje varg limuzinash te zeza e kane percjelle ate ne Forest Lawn Memorial Park, a Glendale, ku u zhvillua ceremonia mortore. Ajo do te prehet, aty ku eshte varri i nje tjeter ylli, mikut te saj te ngushte, Michael Jackson.











