“Disa në grupin parlamentar menduan se po bëja tradhti”- Arjan Ndoja: U thashë se edhe po të lëvizë Berisha, unë nuk iki nga PD-ja

Oct 29, 2025 | 21:43

Deputeti i PD-së Arjan Ndoja ishte mbrëmjen e sotme në emisionin “Oponencë” në News24, teksa foli mbi jetën parlamentare të dy muajve të parë të qeverisë Rama 4.

arjan ndoja

Ndoja sqaroi dhe deklaratën e para dy javëve se atë nuk do e shohim duke i rënë tavolinës në parlament.

Disa tha Ndoja, menduan po bëja tradhti, teksa iu kishte thënë se edhe nëse Berisha lëvizën nga PD-ja, ai nuk ikën.

Arjan Ndoja: Ka gjithë ditën  propaganda e PS, që i thotë opinionit publik që PD dhe Berisha nuk duan debat.

Ka disa në grupin e PD që mendojnë se ka tradhti. Dikujt që nuk e kupton mesazhin tim i kam dërguar mesazh, i kam thënë mund të lëvizin 49 vetë nga PD, unë jam i fundit që do lëvizë.

Unë bëra shaka me atë personin se po tregonte shumë interes se sa i varur jam unë. Pra, edhe po të lëvizi Berisha, unë nuk lëviz nga PD.

© Panorama.al

Te lidhura