Dinamo me probleme, futbollistët duan premiot e premtuara

Apr 15, 2011 | 11:42

Dinamo është më shumë se e përgjysmuar për ndeshjen e sotme me Skënderbeun, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Aq sa trajnerit Mërgjyshi i duhet të sajojë jo vetëm në mesfushë, por dhe në mbrojtje e sulm. Mirëpo, problemi nuk është kaq i thjeshtë, sepse mungesa e premios së kalimit në finalen e Kupës së Shqipërisë, që u bë një javë që ka përfunduar ndeshja e kthimit gjysmëfinale me Vllazninë, të cilën blutë e fituan, 1-0, i ka mërzitur lojtarët. Për rrjedhojë, dje në stërvitje, teksa futbollistët po kryenin lojën në kuadrate, Pisha për rreth 15 minuta e ka ngritur shqetësimin e skuadrës te administratori i bluve, Ismet Saliaj. Të paktën kështu ka thënë në mbarim të stërvitjes, Saliaj, që ka pohuar: “Më ka ngritur shqetësimin e mungesës së premios. Duhet të kuptojnë dhe vështirësitë e momentit që mund të kemi ne, por mendoj se brenda këtyre ditëve kjo premio e premtuar nga presidenti Sulaj, do të shkojë në xhepat e futbollistëve”.

© Panorama.al

Te lidhura