“Dielli nuk mbulohet me shoshë”- Berisha për zgjedhjet: Forumet po merren me analizën e gjithanshme të farsës! Ta harrojë kush se…

May 26, 2025 | 12:50

Sali Berisha, në një konferencë për media, është shprehur se zgjedhjet e 11 majit kanë qenë një farsë, ndërsa shprehet se “dielli nuk mbulohet me shoshë.”

Kreu demokrat tha se forumet janë aktive dhe po merren me analizën e gjithanshme “të farsës”, teksa vijoi duke thënë “ta harrojë kush se mund të mashtrojë shqiptarët dhe demokratët se farsë elektorale fitohet nga opozita.”

Berisha: Forumet janë aktive më shumë se kurrë sot. Po merren me analizën e gjithanshme të farsës. Do përfundojë lufta për ndërgjegjësimin e Shqipërisë dhe botës për farsën elektorale dhe do të merren të gjitha vendimet. Po është një PD që ka faktuar se ka të gjitha atributet e një force demokratike.

Të harrojë kush se mund të mashtrojë shqiptarët dhe demokratët se farsë elektorale fitohet nga opozita. Ata të cilët rreken të prodhojnë këtë, ata injorojnë efektet e arrestimit në vitin elektoral, të tre liderëve kryesore të opozitës, injorojnë shtetin elektoral.

Unë e kuptoj që Edi Rama, mediat që e mbështesin atë janë thellësisht të interesuara të gjejnë çdo lloj preteksti për të mbuluar farsën, por dielli me shosh nuk mbulohet.

© Panorama.al

Te lidhura