DIBËR- Vret bashkefshatarin pas nje sherri e kur e sheh te vdekur, tenton te vrase edhe veten. Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme ne Fushë Lurë të Dibrës.
Sipas te dhenave te para nga vendi i ngjarjes, mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Nuri Naci.
Ai është qëlluar për vdekje me armë nga Nuri Hoti, pas nje sherri qe dyshohet se nisi per prerjen e pishave.
Bashkefshataret jane zene fillimisht me fjale, e me pas zenka ka degjeneruar ne perdorimin e armes. Autori i krimit ka pasur arme me vete, e ne sherr e siper e ka shkrepur ne drejtim te viktimes.
Me pas, ne gjendje te renduar, armen e ka drejtuar edhe nga vetja, duke mbetur i plagosur. Ai eshte derguar ne spital, per te marre ndihmen e nevojshme.
Nderkohe grupi hetimor po heton per zbardhjen e plotete ngjarjes.
Policia është duke hetuar për shkaqet e ngjarjes, të cilat cilësohen fillimisht për ‘motive të dobëta’.
© Panorama.al











