Dhoma Amerikane, bizneset 100 vende pune

Apr 19, 2011 | 11:09

Biznese të ndryshme në vend, anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë, kanë paraqitur pranë kësaj dhome plot 100 kërkesa për të punësuar njerëz të rinj pranë stafeve të tyre. Këto vende të lira pune do të bëhen publike gjatë ditëve të Panairit të Punës, i cili do të organizohet në datat 27-28 prill nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Përgjithësisht kërkesat e kompanive limitohen në profesione të tilla si IT, inxhinieri aviacioni, menaxhim biznes dhe kontabilistë, por ka edhe të tjera profesione. Gjatë ditëve të këtij panairi të interesuarit do të paraqesin CV-në dhe më vonë do t’i përgjigjen interesit për intervista me kompanitë e interesuara. Tashmë, panairet e punës duket se po kthehen në një traditë vit pas viti për të seleksionuar dhe gjetur stafin që kompanitë synojnë të kenë për të punuar pranë tyre.

© Panorama.al

Te lidhura