Depresioni, vetëvritet i riu me plumb në zemër

Apr 28, 2011 | 10:20

POGRADEC – Vetëvritet me armë zjarri në kushtet e një depresioni të rëndë, një 32-vjeçar nga rrethi i Pogradecit. Policia bëri të ditur se është njoftuar për këtë rast vetëvrasjeje mesditën e djeshme. Ajo është sinjalizuar se shtetasi Bledar Buzo i kishte dhënë fund jetës me armë zjarri. Sipas dëshmisë së dhënë nga familjarët për grupin e hetimit, viktima është gjetur i vdekur në dhomë nga babai dhe vëllai i tij. Në ekspertizën e kryer, rezultoi se 32-vjeçari ka qëlluar veten në zemër me një plumb automatiku kallashnikov. Familjarë të të ndjerit dëshmuan për grupin e hetimit se 32-vjecari Buzo, edhe më parë kishte tentuar të vrasë veten, por është shpëtuar nga të afërmit. Nga hetimi i kryer, paraprakisht dyshohet se shkak i kësaj vetëvrasjeje ka qenë gjendja e rëndë depresive në të cilën ndodhej viktima, pasi prej dy vitesh ai vuante nga një sëmundje e rëndë.                                                            g.a

© Panorama.al

Te lidhura