Delegacioni i KE në KQZ: Zgjedhje me standarde

Apr 12, 2011 | 13:47

TIRANE- Perfaqesuesit e delegacionit parazgjedhor te Kongresit të Autoriteteve Lokale e Rajonale nga Këshillit i Evropës kerkuan zgjedhje me standarde me 8 maj, duke garantuar gjithe mbeshtetjen dhe ndihmen e nevojshme per KQZ-ne.  Deklarata eshte bere sot gjate takimit qe delegacioni perbere nga Michel Guegan, Mamuka Abuladze nga Gjeorgji dhe kryesuar nga kryetarja Hana Richtermocova, e cila vjen nga Republika Çeke, zhvilluan ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

Ata u takuan sot me përfaqësues të Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve më të cilët diskutuan situatën në prag të zgjedhjeve vendore dhe punën e këtij institucioni.

Richtermocova bëri të ditur për mediat se delegacioni në këtë takim ofroi ndihmën e tij për Shqipërinë me qëllim realizimin e një procesi zgjedhor me standartet e kërkuara.

Kreu i delegacionit u pyet nga mediat per incidentet qe po shoqerojne fushaten, por ajo nuk beri komente, vetem beri me dije se KE eshte duke e ndjekur me shume vëmendje situatën zgjedhore në Shqipëri.

© Panorama.al

Te lidhura