Javën e kaluar treguam për konfliktin që ndodhi mes Rovena Stefës dhe Bertina Mehmetit, personazhe këto që ngjallën kuriozitetin tonë, për ta parë në një version që as e kishim imagjinuar. Teksa nominonte Rovenën javën e kaluar, Bertina dha këtë argument: “Ajo nuk na ka njohur dhe na ka injoruar. Për mua është e papërgjegjshme”. Ndërsa Rovena, nga ana e saj shprehet se e fal Bertinën dhe nuk e nominon, disa ditë më vonë, motrat e këngëtares të cilat edhe menaxhojnë fanpage-n e Rovenës, kanë publikuar një njoftim ku thuhet: “Mbrëmë disa nga lojtarët e ‘Vip shpisë’ bënë një lojë shumë të pisët’ sidomos kundrejt femrave. Qetsori, Buci dhe Moja shkelën kufijtë e moralit dhe personalitetit, duke tentuar të njollosin figurën e Rovenës përmes shpifjes kundër saj në aspekte intime. Kjo është një arsye e fortë që të gjithë fansat e Rovenës të mblidhen dhe të votojnë kundër këtyre 3 personave, sa herë që ata të gjenden në nominim.











