Kuvend, opozita akuza KQZ-së: Ristanokraci

Apr 7, 2011 | 11:31

TIRANE- Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të radhës me debate mes opozites dhe ministrit te Bujqesise, Genc Ruli per projektligjin  “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, e mandej me akzuat e opozites per veprimtarine e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Debatet nisen ne kohen e diskutimit te raportit per vleresimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2010.  Opozita akuzon KQZ për vendime të paligjshme, dhe jo në përputhje me Kodin Zgjedhor.

“Ne na u mohua transparenca per dy vjet”- ka thene deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri, duke akuzuar KQZ per veprime te paligjshme dhe krejt te njeanshme.

Ai ka kujtuar 18 aktete e miratuara ne menyre te njeanshme, per te cilat Ps-ja kerkon shfuqizimin.  Gjiknuri ka akuzuar KQZ se nuk ka informuar per veprimtarine e tij, si ndodhi me 30% e materialit ne te cilen flitete per aktivitet te vitit 2011.

“Fotokopjimi ka ndodhur ne kete vit. Si mundet te ndalohen deputetet te marrin pergjigje per pyetjet qe ngrene. Cfare u be me materialet ne fjale. KQZ duhet te zbatoje ligjin, por ne fakt eshte Ristanokraci”- ka thene ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura