Venecia, Darren Aronofsky kryeson jurinë e festivalit

Apr 27, 2011 | 18:43

VENECIA- Darren Aronofsky, drejtor, producent , shkrimtar, autor i filmit Black Swan, dhe fitues i çmimit Luani i Artë me filmin The Wrestler, do të kryesojë jurinë e festivalit të 68 të Filmit në Venecia.

Festivali do të mbahet nga data 31 gusht dhe 10 shtator 2011 ku do të shpallen fituesit e Luanit të Artë dhe çmime të tjera zyrtare.

Vendimi është marrë nga Bordi drejtues  që kryesohet nga Paolo Barrata, i cili pranoi propozimin e drejtorit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, Marco Muller.

Aranofski ka marrë pesë nominime në çmimet Oscar të vitit 2010, është nominuar për katër çmime Globi i Artë. Aranofski ka debutuar në film për herë të parë në vitin 1998, ndërsa që nga ajo kohë është vlerësuar me shumë çmime.

© Panorama.al

Te lidhura