Censusi,Gjirokastër,formulari plotësohet me laps

Oct 3, 2011 | 16:47
Foto Ilustruese

GJIROKASTER- Procesi i censusit në rrethin e Gjirokastrës nuk po kalon pa probleme dhe të meta.

Përtej asaj që mjaft dyer kanë mbetur të mbyllura përpara fytyrës së anketuesve, për shkak të emigracionit që në mjaft apartamente është hedhur dryni, ka edhe më.

Qyetarëve të anketuar u ka rënë në sy se në të shumtën e herës të dhënat hidhen në formularin përkatës me laps, duke humbur kështu besueshmërinë se kopjimi i të dhënave në shtëpi nga anketeuesit do të bëhet në mënyrë autentike dhe jo në syrin e familjarëve.

Nga ana tjetër, është ngritur pretendimi që anketuesit ndodh të shkojnë edhe të vetëm në disa familje, në emër të shpejtimit të ritmit në përballimin e volumit të madh, por kjo, sipas disa qytetarëve, është cenim i standarteve evropianë të përcaktuar.

Anketuesve në Gjirokastër, u është hapur dhe mbyllur dera pa u mundësuar kryerjen e detyrës. Në disa familje minoritare që janë sjellë kështu, pjestarë të këtij komuniteti kanë lakuar emrin e kreut të Omonia-s Vasil Bollano duke u shprehur se kërkonin atë të kryejë rregjistrimin. Ky fenomen ka ndodhur në disa familje në zonën e Dropullit të Poshtëm dhe të Sipërm.

Ndërkaq, përfaqësuesit e INSTAT-it në Gjirokastër nuk pranojnë të japin asnjë informacion lidhur me ecurinë e censusit, ndërsa procesi është në ditën e tretë të tij.

PIRO NASE

© Panorama.al

Te lidhura