Çelsi, fitore për t’i bërë presion “djajve”

Apr 30, 2011 | 9:21

Në prag të derbit mes Çelsit dhe Totenhemit, Premier Liga ka shansin për t’u rihapur edhe një herë tjetër me një fitore të kampionëve në fuqi në “Stamford Bridge”. Blutë e Londrës do të duhet të kalojnë skuadrën e Redknap, e cila nga ana e saj luan shansin e fundit për vendin e 4-t. Një triumf për ekipin e Ançelotit do të thoshte vetëm 3 pikë diferencë me Junajtid në krye, për të rihapur edhe një herë kampionatin në 3 javët e fundit të tij. Ançeloti shpreson tek nderi që do të mund t’i bënte Arsenali, në rast se do të ndalte 18 herë kampionët e Anglisë.

© Panorama.al

Te lidhura