Trajnerin Karlo Ançeloti pas eliminimit të Çelsit nga Champions-i media britanike e ka quajtur që tani të shkarkuar. Jashtë “FA Cup”, jashtë luftës për kampionat dhe tani jashtë Ligës së Kampioneve. Një dështim, sepse në pankinën e Çelsit ishte ulur për të përmbushur ëndrrën europiane të bosit të tij, Roman Abramoviç. Mirëpo nga Londra vjen lajmi se shoqëria e ka vendosur që tani: Karleto do të qëndrojë tek blutë e Londrës deri në fund të sezonit. E si për t’ia prishur gjumin më tej Ançelotit, mendon bashkëpatrioti i tij, Marçelo Lipi, i cili ende pa kaluar 24 orë nga dhimbja e eliminimit nuk ngurron të thotë: “Do të më pëlqente të drejtoja Çelsin. Premier Liga më tërheq shumë”. Një mesazh adresuar direkt presidencës së klubit nga radioja “Mana Mana”.











