Ç’do të bëjë PD nëse maxhoranca s’e lejon dorëzimin e Ballukut në SPAK? Berisha: Parlamenti të veprojë si GJK, do të bëjmë gjithçka që…

Dec 17, 2025 | 13:11

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, një lëvizje i hap rrugën arrestimit të saj.

sali berisha1

I pyetur se nëse PS do ta rrëzojë këtë kërkesë çfarë do të bëjë PD, ai tha se “Opozita do të bëjë gjithçka me të gjithë qytetarët që ai grup duhet të bëhet përgjegjës para ligjit”.

Sipas Berishës, edhe parlamenti, sikurse Gjykata Kushtetuese, do veprojë pro qeverisë.

“GJK i dha licencën dhe imunitetin që qeveria të vjedhë sa të mundet. Të njëjtën gjë do të konfirmojë edhe parlamenti. Opozita do të bëjë gjithçka me të gjithë qytetarët që ai grup duhet të bëhet përgjegjës para ligjit. Ne zotohemi dhe i garantojmë se kjo betejë nuk ndalet më deri ë vendosjen e votës së lirë, dhe largimin e këtij regjimi. Edhe mundësinë e fundit, për të luftuar korrupsionin, që është drejtësia po e asgjesojnë.”, tha Berisha.

Një ditë më parë, SPAK iu drejtua zyrtarisht me një kërkesë zyrtare Kuvendit duke kërkuar heqjen e imunitetit të Ballukut, një lëvizje që i hap rrugën caktimit të një masë më të ashpër sigurie si ajo e arrestit në burg apo në shtëpi. Të premten, për këtë çështje pritet të mblidhet Komisioni i Mandateve.

© Panorama.al

Te lidhura