Kastrioti ka arritur një fitore të lehtë 1-2 ndaj Elbasanit në “Rruzhi Bizhuta”, duke shkuar në kuotën e 39 pikëve, por pa mundur ende që të sigurojë mbijetesën. Një trepikësh i pritur ky i krutanëve, kjo nisur edhe nga demotivimi total i vendësve. Miqtë kaluan shpejt ne avantazh, por një gol i vendësve i ka komplikuar përkohësisht punët. Gjithsesi, reagimi erdhi në minutën e 79-të, kur mbrojtësi Erion Xhafa shënoi golin e dytë dhe të fitores për Kastriotin. Po dje, Bylisi ka fituar me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, kundër një Laçi pa asnjë pretendim më për këtë kampionat. Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar në minutën e 17-të të pjesës së parë nga Maringlen Shoshi. Bylis më pas ka mbrojtur rezultatin edhe duke kundërsulmuar hera-herës, por pa ndonjë grintë si në ndeshjet e tjera të këtij sezoni. Avantazhi 1-0 ka mbetur i pandryshuar deri në fund dhe goli i Shoshit u dha tre pikët ballshiotëve që tani ngjiten në kuotën e 37 pikëve dhe renditen në vend të 8-të. Ata lënë pas Shkumbinin dhe Teutën, të cilat luajnë sot mes tyre. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Agim Canaj mbetet ende e rrezikuar për sa i përket qëndrimit në Kategorinë Superiore.
Superiore/ Java 31
Bylis–Laçi 1-0
Shënues: Shoshi 17’
Elbasani–Kastrioti 1-2
Shënues: Bakiu 43’/ Muçollari 3’, Xhafa 79’
Sot, ora 16:30
Flamurtari–Tirana
Skënderbeu–Vllaznia
Besa–Dinamo
Teuta–Shkumbini
Renditja
Nr. Ekipi ND F B H GSH GP P
1. Skënderbeu 30 21 4 5 48 22 67
2. Flamurtari 30 20 3 7 59 23 63
3. Vllaznia 30 16 8 6 38 22 56
4. Tirana 30 11 11 8 39 24 44
5. Laçi 31 13 5 13 39 39 44
6. Kastrioti 31 10 9 12 35 42 39
7. Dinamo 30 10 8 12 43 45 38
8. Bylis 31 11 4 16 40 48 37
9. Shkumbini 30 10 6 14 38 49 36
10. Teuta 30 9 8 13 32 37 35
11. Besa 30 8 9 13 29 42 33
12. Elbasani 31 4 3 24 29 76 12
Shënim: Elbasani, minus 3 pikë në renditje, i dënuar nga FIFA.











