TIRANË- Një cështje që duhet ta zgjidhë prokuroria e që nuk përfshin policinë e ka quajtur kreu i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, incidentin mes kreut të FNSH-së, Shemsi Prenci dhe numrit dy të ministrisë së Brendshme, Avenir Peka.
Gjatë një prononcimi për mediat, Burgaj ka deklaruar se FNSH nuk mund të lëvizë dot pa urdhrin e drejtorit të Policisë, ndërsa ka shtuar se “paditë penale mes kreut te Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, (FNSH) Shemsi Prenci dhe zv/ministrit të brendshëm Avenir Peka nuk përfshijnë punën e Policisë së Shtetit”. Sipas tij, policia është në shërbim të qytetarit për cdo denoncim që do të bëhet nga ana e tyre në strukturat e policisë.
Konflikti nisi pas incidentit në Bathore në prag të fushatës elektorale, ku disa makina që qarkullonin me flamujt e PS-së u goditën dhe dëmtuan nga një person tashmë i arrestuar.











