“Bufi kishte ardhur këtu dhe…”- Rama kërkon votën e demokratëve në Dibër: Ka hapur një legjendë së unë nuk e dua veriun! S’keni çfarë t’i jepni më asaj partie të kthyer në kënetë

May 2, 2025 | 19:27

Kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama kërkoi votën e demokratëve në Dibër, pas siç tha ai “nuk keni çfarë ti jepni më asaj partie të kthyer në kënetë”.

edi rama

Rama iu përgjigj edhe deklaratave të Berishës, që sipas tij ka përhapur një legjende “se unë nuk e dua veriu”.

“Qarqet me pak të investuara nga qeveritë e kënetës janë qarqet që i kanë dhënë më shumë besim. Qarku më pak i investuar nga PD është Tropoja. Kjo sepse është mentaliteti i të parit të tribusë, jo i të pari të qytetarëve. I pari i tribusë nuk duron dot që ta ngrejë tribunën e vet në pikën që pastaj ta shohin njerëzit atë si të barabartë”, tha Rama.

Rama tha se Dibra eshte kthyer ne nje destinacion turistik: “Dëgjoni këtë budallain, kur thosha unë që do ta bëj Dibrën qark turistik, thoshit ky nuk di ca flet. Unë po ju them që 5 vite keni ju që jeni lidhur me këtë zonë përpara sesa ju shikoni prona dhe hapësira zhvillimi të bëhen të paarritshme”.

Rama: Ca duhet të bëjnë demokratet për atë parti të kthyer në kënetë. Ja kanë dhënë besimin  sa herë këtu në Dibër, nuk mbahet mend. Ja thashë sot në Burrel, është interesante. Ndërkohë që këneta ka hapur një legjende që Edi Rama nuk do veriun, shiko sa interesante, Nga investimet që kemi bërë në qarqet e veriut, qarqet me pak të investuara nga qeveritë e kënetës janë qarqet që i kanë dhënë më shumë besim. Qarku më pak i investuar nga PD është Tropoja. Kjo sepse është mentaliteti i të parit të tribusë, jo i të pari të qytetarëve. I pari i tribusë nuk duron dot që ta ngrejë tribunën e vet në pikën që pastaj ta shohin njerëzit atë si të barabartë.  Kjo është arsyeja pse që te ajo këneta kush fitoi primare me votat e demokratëve u zhduk, e ka ngrënë bufi. Më çuan një video, ku bufi kishte ardhur këtu dhe kishte thënë që mu bë shumë qejfi që mbaroi më në fund se ne e kishim bërë gati, por ata e vonuan. I them këto sepse sot ky qark nuk është një territor Shqipërie i shkëputura nga pjesa tjetër. Dëgjoni këtë budallain, kur thosha unë që do ta bëj Dibrën qark turistik, thoshit ky nuk di ca flet. Unë po ju them që 5 vite keni ju që jeni lidhur me këtë zonë përpara sesa ju shikoni prona dhe hapësira zhvillimi të bëhen të paarritshme. Vlera e tokës dhe e territoreve do të jetë diçka që nuk mund të imagjinohej deri dje. Siç u bashkia Dibra me Tiranën do bashkohet Shqipëria me BE.

© Panorama.al

Te lidhura