Brunilda Mersini u zgjodh kryebashkiake e Vlorës, Elis Halili jep dorëheqjen nga detyra e kryetarit të komanduar

Dec 9, 2025 | 17:33

Ish-kryetari i komanduar i Bashkisë Vlorë, Elis Halili, ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të komanduar, detyrë të cilën e mori pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, më 10 shtator të këtij viti.

Elis Halili ermal dredha

Dorëheqja e  tij vjen një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshëm lokale, ku kryetare u zgjodh socialistja Brunilda Mersini.

Ndërkohë, rikujtojmë se pas dorëheqjes si kryetar i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha mori detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bernë, si dhe Ambasador jo rezident në Principatën e Lihtenshteinit.

Po ashtu, nga viti 2016 deri në vitin 2023 Ermal Dredha ka shërbyer edhe si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

© Panorama.al

Te lidhura