Britania kundër BE-së, Kameron i trembet referendumit

Oct 17, 2011 | 9:47

Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë nëse Britania duhet të shkojë në një referendum për të dalë ose jo nga anëtarësimi në BE brenda tri javësh. Nëse votimi rezulton në favor të një referendumi, Kryeministri David Kameron, i cili është kundër referendumit dhe daljes nga BE-ja, do të jetë nën një presion të madh për t’i ofruar popullit një shans për të thënë nëse ata duan të rimarrin taksat e lëna në Bruksel. Ministri i Jashtëm britanik, Uilliam Hague, ka shtuar presionin ndaj Kryeministrit për të vepruar mbi këtë çështje, duke pranuar se opinioni publik ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga viti 1973, kur Britania iu bashkua “Tregut të Përbashkët”, siç quhej atëherë BE-ja. Në një takim privat, sipas mediave britanike, ministri i Jashtëm britanik kishte komunikuar se opinioni publik ishte më armiqësor se kurrë kundrejt BE-së. Brukseli ka rritur presionin për të marrë më shumë të ardhura prej Britanisë, pas krizës së Greqisë dhe paketave të shpëtimit. Qeveria britanike ka praktikuar masa kursimi për të mbledhur të ardhura, një veprim që nuk u ka pëlqyer aspak taksapaguesve britanikë.

© Panorama.al

Te lidhura