Breanne Benson, akorja shqiptare e pornos kërcënohet nga bashkëkombasit e saj

Apr 23, 2011 | 12:01

Ndoshta nga inati apo për ndonjë arsye tjetër, e vërteta është se vajzës shqiptare që punon si akore pornoje në Amerikë nën emrin e artit Breanne Benson, po i bëhen shumë kërcënime në faqen e saj në internet nga bashkëkombasit e saj. Ka kohë që emri i Breanne po bën xhiron nëpër mediat shqiptare, duke treguar se ajo është një nga shqiptaret e para që bën pjesë në industrinë e pornografisë së shtrenjtë amerikane. “Jam e lodhur nga shqiptarët e çmendur që më kërcënojnë, duke më thënë se do të më nxjerrin në të gjitha gazetat për të më diskredituat”, është shprehur ajo në profilin e saj në Twitter, duke shtuar më tej: “Nuk më intereson se çfarë thonë dhe çfarë mendojnë shqiptarët për mua. Nëse s’doni të më shihni, merruni me punët tuaja. Kjo vlen veçanërisht për hipokritët. Meqenëse nuk ju pëlqen ajo se çfarë bëj, pse i shikoni videot e mia atëherë? Ato ua ka qejfi apo jo?”, – ka shkruar më tej 26-vjeçarja Breanne Benson. Sipas saj, shqiptarët duhet të shohin para së gjithash punët e tyre, pastaj të merren me të dhe të tjerët.

© Panorama.al

Te lidhura