Një ish-student i një shkolle fillore në Rio de Zhaneiro, Brazil, ka qëlluar me dy armë zjarri në një klasë, duke vrarë rreth 15 prej nxënës e duke plagosur rëndë 5 të tjerë. 24-vjeçari ka vrarë veten, sapo policia është shfaqur në vendngjarje. Sipas dëshmitarëve, të shtënat kanë nisur jashtë shkollës në orën 8:30 të mëngjesit, kur i dyshuari ka qëlluar dy djem, njërin në kokë dhe tjetrin në kraharor. Ai më pas është ngjitur në katin e dytë të shkollës, ka hyrë në një klasë, ku ka goditur fëmijët e moshës nga 11 deri në 13 vjeç.











