Botërori, De Jong: Më trajtuan si një kriminel

Apr 22, 2011 | 9:53

Mesfushori holandez Najxhel De Jong ka pranuar të flasë për herë të parë pas incident në finalen e Kupës së Botës, ku u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes kafshërore ndaj mesfushorit të Spanjës, Ksabi Alonso. “Ndieja që njerëzit janë përpjekur të më shkatërrojnë për atë ndërhyrje. Deri në një farë pike unë isha armiku numër një. Ata më kanë trajtuar si një kriminel që akuzohet për krime lufte. Gjyqtari më dha ndëshkimin për ndërhyrjen e bërë. Por unë po ju them se nuk e kam parë Ksabin ndërsa më afrohej. Isha tërësisht i përqendruar tek topi”, sqaroi ai.

© Panorama.al

Te lidhura