TIRANE- Bordi i Monitorimit të Medias për zgjedhjet vendore të 8 majit paraqiti sot para KQZ-së, raportin e tretë lidhur me kohën që i është dhënë njërit apo tjetrit subjekt politik në media.
Kreu i Bordit, Basir Çollaku tha se nga raporti i fundit ka një tendencë të dukshme të korrigjimit të kohës në favor të subjekteve politike.
Ai tha se ka një tendencë të dukshme drejt balancimit.
Sipas drejtuesit të bordit probleme ka patur lidhur me transmetimin e raklamave. Një pjesë e mirë e televizioneve kanë kapërcyer minutazhin e përcaktuar në favor të Partisë Demokratike.
Çollaku, tha se operatorët televizivë shprehen se subjekti politik, Partia Socialiste nuk ka çuar asnjë reklamë pranë këtyre TV-ve, megjithë kohën e vënë në dispozicion nga këta të fundit.
© Panorama.al











